Shërbimi kombëtar i punës, ShKP: informacione mbi politikat e punës në shqipëri
Shërbimi kombëtar i punës është një shërbim publik i pavarur, ndjek politika aktive në mbështetje të punësimit të plotë , produktiv dhe i zgjedhur lirisht.
ShKP vë në dispozicion zyrat e punës per të plotësuar të drejtën e të gjithë qytetarëve shqiptarë me vendbanim në Shqipër i, per të gjetur punë, per të pasur konsulencë dhe shkollim profesional per cdo lloj punësimi.
Cdo person në kërkim punësimi ose të një vendi te ri pune, mund të adresohet per të kërkuar punë dhe për tu formuar rreth vendit të punës, pranë Shërbimit kombëtar të punës ose në cdo zyrë tjetër punësimi.
I interesuari mund të regjistrohet per të marrë ndihmën që meriton, në përmjet zyrës kompetente. Qytetarët e huaj dhe apolidët gëzojnë të nj jtat të drejta si qytetarët shqiptarë falas pakteve ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe, që i njohin të drejtën mbi shtëpinë, banimin dhe punën. Qytetarët e huaj dhe apolidët që martohen me qytetarë shqiptarë, gëzojnë të njëjtat të drejta si qytetarët shqiptarë, me kusht që të jenë vendbanues në Republikën e Shqipërisë.
Bulevardi B. Curri
Pranë ish Hotel Arbana
Tel. +355 4 2340058
Mail. kontakt@shkp.gov.al
Link:
Zyra e vendosjes: të dish më shumë, mbi kompetencat e zyrave të vendosjes
Zyra e vendosjes është një zyrë shtetërore e punës, kryen aktivitet në zonën e vendbanimit të interesuarit dhe ofron shërbime për punësimin dhe formimin profesional.
Ekzistojnë 12 zyra vendosje të ndara në seksione rajonale që operojne në nivel lokal.
Aktivitetet kryesore të zyrave të vendosjes janë shërbime mbi punësimin për ata që kërkojnë punë, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuar, dhe shërbime mbi këshillat e kërkimit të personelit për punëdhenësit.
misioni i zyrës konsiston në:
- Ofrim shërbimesh cilësore në tregun e punës
- Ndihmë në kërkim të alternativave më të mira të mundshme pune për cilin kërkon punë
- Orientim në tregun e punës dhe në formimin profesional
- Konsulencë punëdhënësve dhe përzgjedhja e kandidatit më të mirë për offertat e punës
- Ekzekutim i programeve në ndihmë të punësimit
- Shërbime mbi ndërmjetësimin në punë për të papunë në kërkim punësimi, të punësuar që duan të ndryshojnë punë, persona me aftësi të kufizuar dhe punëdhënsit.
- Shërbime konsulence profesionale dhe formim mbi punësimin, mbi punën e pavarur e për cilin perkon punë
- Grumbullim, regjistrim, trazmetim dhe përdorim të informacioneve mbi forcën e punës në pergjithësi
- Financime për punëdhënësit që krijojnë vende të reja pune ose që punësojnë të sapodiplomuarit
- Bashkëpunim me autoritetet lokale për të realizuar veprat publike
- Nxitje e punëdhënësve për të punësuar persona me aftësi të kufizuar
- Ekzekutim dhe menaxhim i programeve dhe projekteve të parashikuar nga ligje të vecanta
- Ekzekutim i pakteve ndërkombëtare
Sportelli i imigracionit: ku ndodhen zyrat e vendosjes dhe të imigracionit?
Sportelet e imigracionit ndodhen pranë qendrave për punësim në zonën e vendbanimit të qytetarëve dhe janë ndërtuar për të lehtësuar kthimin dhe riaftesimin e qytetarëve shqiptarë të kthyer në Shqipëri.
Këto sportele ofrojnë informacione mbi vendbanimin, punësimin, formimin profesional, sigurimet shoqërore, ndihmën shëndetësore dhe sigurimet shëndetësore, investimet, shkollimin dhe mbështetjen psiko – sociale në shkolla, procedurat për njohjen e gjendjes civile, programet për shoqërinë civile dhe riaftesimin.
Adresat dhe kontaktet:
Me kohë të limituar
Normalisht kontratat e punës nënshkruhen për një periudhë të pakufizuar. Nënshkrimi i contratës për një periudhë pune me kohë të limituar, duhet të jetë e justifikuar nga arsye objektive, në lidhje me naturën e detyrës që duhet të kryejë punonjësi. Kontrata me kohë të kufizuar skadon në fund të periudhës së nënshkruar në kontratë. Nëqoftëse, pas skadencës, kontrata zgjat efektet e saj përtej kësaj periudhe, konsiderohet me të gjitha efektet kontratë me kohë të palimituar. Ligji parashikon një periudhe prove me kohëzgjatje jo më shumë se tre muaj. Nëqoftëse kontrata është e vlefshme edhe pergjatë provës, periudha e proves përfshihet në kohëzgjatjen e kontratës me kohë të limituar.
Me kohë të palimituar
Kontrata me kohë të pakufizuar mbaron kur njëra nga të dyja palët zgjidh raportin e punës, pasi ka mbaruar periudha e paralajmërimit. Konsiderohet si periudhë prove, tre muajt e parë te punës që mund të riduktohen ose të eliminohen nëpërmjet një pakti të nënshkruar nga të dyja palët ose nga kontrata kolektive. Pergjatë periudhës së provës, cilado palë mund të tërhiqet nga kontrata duke i komunikuar palës tjetër vendimin të paktën 5 ditë para.
Kur punëdhënësi propozon të zgjidhë kontratën e punës, pas periudhës së provës, duhet të paralajmerojë me shkrim punëdhënësin të paktën 72 orë para. Punëdhënesi duhet të prezantojë arsyen e vendimit. Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një periudhe nga 48 ore deri në një javë pas paralajmërimit. Punëdhënësit që nuk respektojnë këtë procedurë, kanë detyrimin ti paguajnë punëtorit, dy muaj rrogë.
Kontratat kolektive: organizatat e punëdhënësve dhe sindikatave
Artikulli 159 i kodit të punës i referohet kontratave kolektive të cilat sipas kodit: përmbajnë dispozita mbi kushtet e punës, nënshkrimin, permbajtjen dhe zgjidhjen e kontratave individuale të punës, formimin profesional si dhe raportet midis palëve nënshkruese.
Sipas artikullit 160 të kodit të punës, kontrata kolektive e punës nënshkruhet nga një ose më shumë punëdhënës ose organizata punëdhënësish në njërën anë dhe sindikatave në anën tjetër.
Organizata profesionale: sindikatat, organizatat e punëdhënësve, artikulli 176 i kodit të punës
Sindikatat dhe oranizatat e punëdhënësve janë organizata profesionale të punëtorëve dhe punëdhënësve të pavarur, të formuara si bashkim vullnetar i puntoreve ose punëdhënësve, objektiv i të cilëve është të përfaqësojne dhe të kujdesen per të drejtat dhe interesat ekonomike, profesionale dhe sociale të anëtarëve të vetë.
Organizatat e punëdhënësve dhe e puntorëve kanë të drejtën të formojnë federata, confederata dhe të bashkohen midis tyre. Cilado organizatë, federatë ose konfederatë ka të drejtën të regjistrohet në organizatat ndërkombëtare të puntorëve ose të punëdhënësve.
Statusi i të punësuarit publik: ligji n. 8549 1999/11/11
www.mfa.gov.al/dokumenta/statusi_nep.pdf
Kushte të përgjithshme për pranimin në punësimin publik
Mund të pranohen në shërbimin publik personat që plotësojnë kushtet e përgjithshme të mëposhtme:
- Kombësia shqiptare
- Aftësi e plotë reagimi
- Plotësimi i kushteve ligjore përsa i përket shkollimit dhe pasja e kompetencave profesionale të nevojshme për punën e ofruar
- Kushte të mira shëndetësore për të kryer funksionet e përcaktuara në punë
- Kandidati nuk duhet të ketë pësuar një ndëshkim përfundimtar për kryerjen e një krimi
- Kandidati nuk duhet të gjendet në kushtet që të largohet nga shërbimi publik për shkak të një thyerje të rënde disiplinore
Pranim në punësimin publik: konkurs publik dhe fazat e seleksionimit
Pranimi në shërbimin publik vjen nëpërmjet konkursit publik të bazuar mbi meritën. Konkursi lajmërohet nga Dipartimenti i funksionimit publik përmes kërkesës së institucionit të interesuar ose nga dipartimenti i personelit në prani te institucioneve të pavarura të administratës publike. Lajmërimi bëhet në gazetë, 30 ditë para konkursit. Lajmërimi përmban një listë të kushteve të përgjithshme dhe të vecanta që duhet të plotesohen nga kandidatët, të fiksuara nga Dipartimenti i Funksionimit Publik.
Konkursi zhvillohet në tre faza
- Faza e parë e seleksionimit të kandidatëve që duhet ti nënshtrohen testit, konsiston në përcaktimin nëse kandidatët plotësojne kushtet e pergjithshme dhe të vecanta të konkursit
- Në fazën e dytë zhvillohet konkursi/testi i pranimit
- Faza e tretë konsiston në vlerësimin përfundimtar të kandidatëve. Në këtë fazë, mbikqyrësi për të cilin punonjësi punon, zgjedh një nga tre kandidatët e propozuar nga komisioni ad -hoc
Raporti i punësimit publik fillon më aktin e emërimit si funksionar publik dhe është i papërcaktuar. Akti i emërimit firmoset nga dipartimenti i administratës publike për administratën qendrore dhe nga dipartimentet e personelit per administratat e pavarura.
Punonjësi i nënshtrohet një periudhe prove për një vit nga data e aktit të emërimit. Në përfundim të periudhës së provës, mbikqyrësit vendosin:
- konfirmimin si funksionar publik
- shtrirjen e periudhës së provës për një herë të vetme, deri në 6 muaj
- pushimin nga shërbimi publik
Vendimi i mbikqyrësit në cdo rast motivohet duke u bazuar tek vlerësimi i punës së kryer përgjatë periudhës së provës dhe punonjësi mund të bëj thirrje tek komisioni i shërbimit publik brenda 30 ditësh punë që nga data e njoftimit. Në rast ndërprerje të shërbimit publik, i interesuari gëzon të drejtat e punonjësit publik vetëm për periudhën e provës.
Link mbi konkurset publike
Qasje në profesionet e lira: ligji
Ligji n. 10 171, 2009/10/22 “ Për profesionet e rregulluara nga Republika e Shqipërise”
Qëllimi është:
- të përcaktohen kriteret për ekzekutimin e disa profesioneve të rëndësishme, që kanë të bëjnë me kujdesjen e interesit publik, të sigurisë publike dhe të shëndetit, në respektim të parimit të pavarësisë dhe autonomisë së profesionistëve
- kujdesja dhe garantimi i standarteve për disa profesione të rëndësishme, në mënyrë që puna e tyre të zhvillohet nga personal i kualifikuar që plotëson kushtet dhe kriteret e këtij ligji ose të ligjeve të tjera
Profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë janë:
- Mjek
- Dentist
- Farmacist
- Infermier
- Mami
- Fizioterapist
- Veteriner
- Arkitekt
- Inxhinjer
Personi që kërkon të kryeje një profesion të rregulluar, duhet të ketë plotësuar programin e duhur të studimit ose kualifikime profesionale të certifikuara nga dokumenta zyrtare të lëshuara nga strukturat kombëtare ose të huaja dhe të njohura nga Republika e Shqipërise në kuader të legjislacionit në fuqi.
Për të fituar të drejtën për kryerjen e profesionit të rregulluar, cdo kandidat duhet:
a) të kryejë praktikën profesionale
b) të kryej provimin e shtetit
c) të jetë i regjistruar në shoqatën profesionale përkatëse
Profesionet e lira të Avokatit dhe Noterit
Përsa i përket kryerjes së profesionit të Noterit dhe Avokatit në Shqipëri, duhet thënë që këto të fundit janë të organizuara dhe të disiplinuara nga ligje të sektorit dhe janë të vetërregulluara dhe të vetëdisiplinuara. Për të kryer këto funksione nuk duhet të kryesh provimin e shtetit dhe të jesh i rregjistruar në shoqatat profesionale përkatëse, por mjafton thjesht të kryesh provimin e kualifikimit prane Dhomes Kombëtare të Avokatëve dhe Noterëve per tu regjistruar ne një nga zyrat lokale të Avokatëve ose Noterëve. Dhoma Kombëtare e Avokatëve dhe Noterëve, rregullon, disiplinon dhe kontrollon kryerjen e profesionit të avokatit dhe të noterit në Shqipëri. Kryerja e profesionit të noterit kontrollohet direkt nga Ministria e Drejtësisë.
Ligji për Noterin, Nr.7829, datë 1.6.1994
Ligji për profesionin e Avokatit ne Shqiperi, Nr.9109, datë 17.7.2003
Adresa të shoqatave profesionale
SHOQATA E MJEKEVE
Adresa : Rr. Belul Hatibi – Poliklinika Nr. 10 Tiranë
Numra kontakti : ++355 4 2 340 458 / ++ 355 4 2 340592
E-mails: albmedorder@albmail.com / kkumsh@gmail.com
SHOQATA E INFERMIEREVE
Rr. Reshit Petrela, tek Dispanceria, kati II-të – Tiranë
E-mails:uish_albania@yahoo.com
Numra kontakti : +355 042 450 845
SHOQATA E FARMACISTEVE
Adresa e UFSH: Blv. “Gjergj Fishta”, kulla 1, Ap. 10/B, Tirane
Orari i pritjes: nga e hene ne te premte, ora 10:00 – 13:00
Numra kontakti : +35542264980
Email: zyraufsh@yahoo.com
SHOQATA E NOTEREVE
Rruga “Vaso Pasha”, Pallati 13/1
Kontakti: 04 2266242; 0692097547 / fax: 04 2250253
Email: kontakt@notariati.al
Link: www.notariati.al/
SHOQATA E AVOKATEVE
Rr.Murat Toptani, Qendra e Biznesit “EUROCOL”, Tirana, Shqiperi
Tel/Fax: 04 (2) 251876; 04 (2) 252057
Email : info@dhka.org.al
Link: www.dhka.org.al/
Provimi i shtetit dhe Agjencia Kombëtare e provimeve
Sipas ligjit, provimi i shtetit është i rëndësishëm sepse pa kaluar atë, nuk mund të kryhet asnjë prej profesioneve të lira. Provimi zhvillohet me shkrim dhe me gojë dhe kandidati ka të drejtën ta provoje 5 herë.
Kostot:
- hera e parë 30 mijë lek
- hera e dytë 50 mijë lek
- hera e tretë 80 mijë lek
- hera e katërt 100 mijë lek
- hera e pestë 120 mijë lek
Provimi i shtetit zhvillohet cdo vit nga java e tretë e nëntorit deri në javën e dytë të dhjetorit.
Linku per çdo informacion: www.akp.gov.al/images/pdf/Rregullore_profesionet.pdf
Agjencia Kombëtare e provimeve është institucioni kompetent për organizimin teknik dhe profesional përsa i përket provimeve të maturës, provimeve për pranimin në Univesitete dhe provimeve të shtetit për profesionet e rregulluara.
Adresa: Rr. “Naim Frashëri” Nr 37, Tiranë
E-mail: provime@akp.gov.al
Link: www.akp.gov.al/
Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri
Ligji mbi sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërise rregullon raportet në lidhje me sigurimet shoqërore. Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore përbëhet nga: sigurime shoqërore të detyrueshme, vullnetare, shtesë dhe pensione shtetërore të veçanta.
Informacione të nevojshëm në linkun : www.issh.gov.al/legjislacioni/Kapitulli1.pdf
Sigurime shoqërore vullnetare
Kur personi i siguruar në mënyrë të detyrueshme, nuk mund të derdh kontributet, për një periudhë dhe për arsye të justifikuara, i garantohet e drejta të vazhdojë të derdhë kontributet nëpërmjet sigurimeve shoqërore vullnetare.
Sigurime shoqërore shtesë
Sigurimet shoqërore shtesë, për personat që kryejnë funksione ose detyra të caktuara kushtetuese, për punonjësit shtetërorë, për zyrat e strukturave ushtarake dhe forcave të armatosura shqiptare, për punonjësit e policisë së shtetit dhe ata të sherbimit sekret të shtetit, bëhen mbi bazen e kushteve të caktuara nga ligje të vecanta.
Sigurimet shoqërore mbrojnë të gjithë qytetarët ekonomikisht aktiv, në rast të reduktimit të të ardhurave për shkak të shtatzanise, plakjes, paaftesisë fizike dhe humbjes së mbështetjes familjare, si dhe për shkak të paaftesisë së përkohshme e shkaktuar nga sëmundje, aksident në punë, sëmundje profesionale dhe të papunësisë.




