Projekti Brain Resources është pjesë e programit “Imigrimi i kualifikuar: lëvizja e studentëve dhe e kërkuesve univeristarë”, financuar nga Rajoni i Toskanës dhe përpunuar nga ICSE & Co (Qendra Ndërkombëtare për Evropën Jugore), në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Politike dhe Sociale – DSPS, për të mbështetur kthimin e trurit dhe integrimin e tij në tregun e punës në Shqipëri.
-
- informacione dhe përcjellje të dokumentacioneve për njehësimin e diplomës në Shqipëri duke u nisur nga Italia
- informacione dhe të dhëna të plota për burimet njerëzore të kualifikuara në Toscana, për një përzgjedhje të Personalizuar, nëpërmjet Cv-ve të tyre, në mënyre që të mund të fiksoni një Intervistë me ta
- Pikë takimit mes burimeve njerëzore shqiptarëve në Itali dhe tregut të punës në Shqipëri
- Analizë mbi tregun e punës dhe nevojat e tij
-
- Lehtësim i kthimit në Shqipëri të studentëve shqiptarë të diplomuar në Universitetet Toskane
- Pjesëmarrje efikase dhe raport i drejtpërdrejtë mes institucionëve vendore shqiptare, atyre ndërkombëtare dhe bizneseve të interesuara
- Favorizim i shkëmbimit të eksperiencave midis universitetëve duke përfshirë studentët, kërkuesit universitarë dhe profesorët
- Forcim i fenomenit të përfitimit nga kthimi i trurit në Shqipëri
- Shmangia e shpërdorimit të trurit në Toskanë
-
- Studentëve shqiptarë të regjistruar në Universitetet Toskane, rreth 1700 studentë (viti 2011/12)
- Studentëve shqiptarë të diplomuar për çdo vit, rreth 170 (2009/10)
- Burimeve njerëzore shqiptare të kualifikuara në Itali
- Bizneseve në Itali që kanë interes për të investuar në Shqipëri
- Institucioneve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare të interesuara për Shqipërinë
Nëpërmjet disa metodave të vëna në dispozicion për studentët dhe botën e biznesit:
PIKË INFORMACIONI në mbështetje të studentëve mbi përgatitjen e dokumentacionit për kthimin në Shqipëri dhe asistencë në gjetjen e punës
DATABASE I KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR si një mjet i dobishëm për t’iu përgjigjur kërkesës në lidhje me burime njerëzore të kualifikuara në Itali
PUBLIKIME PERIODIKE nga ICSE & Co mbi politikat sektoriale në Itali dhe Shqipëri
Rritjen e kërkesës dhe ofertës së punëtorëve të kualifikuar mes Toskanës dhe Shqipërisë
Mbështetje dhe lehtësimin e procedurave burokratike në lidhje me kthimin e trurit në Shqipëri
Duke u nisur nga praktika e mirë e Brain Gain-it në Shqipëri, projekti propozon një element të ri: krijimin e një shërbimi të personalizuar për përfituesit, duke rritur efikasitetin e politikave të Brain Gain
Trajtim të veçantë imigracionit të kualifikuar në Toskanë që nga momenti i hyrjes dhe largimit prej tij




