Progetto in collaborazione tra

con il contributo di:


Njohja e titullit të studimit marrë jashtë shtetit

Njohja e diplomës marrë jashtë shtetit

 

Falë proçedurës së njohjes,një titull studimi i huaj barazohet me titullin shqiptar, qoftë për të vazhduar studimet apo për hyrjen ne punë. E njëjta proçedurë vlen per çdo tip çertificate.

Njohja akademike bëhet nga Ministria e Arsimit te Shqipërise(MASH), dhe më pas ështe e nevojshme:

  • të kontaktoni autoritetet kompetente për të ushtruar një profesion (për shembull mjek, farmacist, veteriner, arkitekt, etj)
  • të kontaktoni institutet universitare nëse keni qëllimi të kryeni një program studimi në Shqipëri. Çdo institut vërteton kualifikimet e duhura për pranimin në programin e studimeve

Kostot për proçesin e njohjes janë: 2.500 ALL

 

Dokumentat e nevojshme

 

  • Kopje e diplomës/çertifikatës në gjuhën origjinale të vendit ku keni studjuar
  • Moduli i njehësimit i plotësuar dhe firmosur nga i interesuari
  • Kopje e pashaportës
  • Mandati i pagesës

Account:  Ministry of Education and Science

Rr. Durrësit, nr. 23 ALB-1001-TIRANA Albania
Bank: Raiffeisen BANK, Rr. Kavajës Tiranë , Albania

Account number: 0104030780

BLZ-IBAN: AL 22 2021 1013 0000 0001 0403 0780

SWIFT: SGSBALTX

Arye e pagesës: “ Tarifë njohje diploma”

Kosto: 2.500 ALL

Dy fotografi

Moduli i vërtetësimit i plotë  (PDF)
 

Zgjatja dhe organet kompetente për proçedurën

 

Proçedura për njohjen   zgjat 45 ditë   nga momenti i dorëzimit të dokumentave të plotë.

Proçedura mund të zgjasi më shumë në raste vonese të përgjigjes nga institutet që vërtetojnë dokumentat e prezantuara.

Normalisht kërkuesi duhet të prezantojë dokumentat vetëm për titullin që dëshiron të njohë. Është e nevojshme të prezantohen fotokopje e dokumentave origjinale. Në disa raste zyra mund të kërkojë dokumentat origjinale.

Dokumentat në gjuhë të huaj duhet të përkthehen dhe noterizohen. Bëjnë përjashtim nga ky rregull vetëm studenët që janë diplomuar në Itali, Angli dhe Francë.

Insituti përkatës për njohjen e titujve në Shqipëri është Ministria e Arsimit, nëpërmjet Qëndrës së Njohjes së Diplomave. 

Instituti përkatës për   njohjen e titujve akademikë, të lëshuara nga universitetet e huaja është   Komisioni i Titujve Akademikë.

 

Kontakte

 
Ministria e Arsimit

Rr. Durrësit, nr. 23 ALB-1001-TIRANE Shqiperi

www.mash.gov.al